Një urim për këtë 30-vjetor të krijimit të Partisë Socialiste, e kishte një prej figurave më të rëndësishme të kësaj force politike, Fatos Nano. Në një video mesazh të shfaqur në ekranin e madh të vendosur në mes të stadiumit Air Albania, aty ky Partia Socialiste po mban Kongresin e Jashtëzakonshëm, Nano u shpreh besimplotë se fitorja e mandatit të tretë të PS, është frymëmarrje për shqiptarët.

“Kam drejtuar Shqipërinë, kur PS e bëmë parti të parë në vend. Ky është përvjetor që na jep krenari të gjithëve. Në 30 vjet kemi ruajtur traditat më të mira, duke ecur me hapin e kohës. Jemi sot e vetmja forcë politike, duke formuar lidershipe të reja. Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën, duke pasur breza që europianizojnë Shqipërinë. Fitorja e mandatit të tretë të PS është frymëmarrje për shqiptarët. Ju uroj të gjithëve suksese. Të vazhdojmë reformat, që të bëjmë Shqipërinë pjesë të BE-së. Do të vazhdojmë punën me korrektësi dhe kam besim se me Ramën dhe me bekimin e Zotit do të përmbushim objektivat. Të vazhdojnë ditët e bardha për Shqipërinë. Gëzuar Përvjetorin Historik”, tha mes të tjerash Nano./tvklan.al