Sot në kinoteatrin e Librazhdit u zhvillua aktivi i Partisë Socialiste në rrethe me temë angazhim maksimal i strukturave të PS-së të rrethit Librazhd për përsosjen e qeverisë vendore. Në këtë takim merrnin kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, deputeti i zonës Ilir Zela si dhe Prefekti i Elbasanit Durim Hushi. Në raportin e kryetarit të Partisë Socialiste u vu në pah arritjet e qeverisjes, investimet në komuna dhe bashki, por ai bërë vërejtje në bombardimin në kuadro të huaj në rrethin e Librazhdit ose “peqinizimin” siç e quajti ai.

Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Fatos Zharri, tha se deri tani në këto ditë kemi hartuar mbi 15 projekte dhe kemi thithur rreth 90 milionë lekë investime. Kurse Prefekti Mushi tha se njerëzit e zgjedhur duhet të mbajnë premtimet e dhëna në fushatë. Të gjithë pushtetarët e djeshëm kanë lënë pas gjurmët e korrupsionit dhe shkelësit do të vihen shumë shpejt përpara ligjit.

Nga kontrollet e bëra rezulton se në prefekturë janë vërejtur 20 shkelje të ligjit si dhe tendera dhe prokurorime. Probleme më emergjente u diskuatuan nga disa militantë si papunësia, investimet, zvarritja e problemeve dhe halleve nga nëpunës të korruptuar. Këto probleme kanë nervozuar liderin Fatos Nano i cili tha se nuk kam ardhur këtu të më jepni leksione për demokracinë, por nëse doni para sillni projekte./tvklan.al