Analisti Mustafa Nano deklaroi nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se nëse bëhet oferta e zgjedhjeve të parakohshme është një mundësi shumë e mirë për opozitën. “Unë mendoj se po u bë oferta e zgjedhjeve të parakohshme, kjo është alamet byreku, si ofertë për tu pranuar dhe besoj se do bien dakord”.

Mustafa Nano: Data 30 Qershor nuk është shumë ligjore por unë nuk di një datë tjetër, të jetë më ligjore se ajo.

Blendi Fevziu: Ajo është me e ligjshmja e datave që qarkullojnë?

Mustafa Nano: Ajo është më pak e paligjshme. Ishte dekreti i parë që caktoi datën e zgjedhjeve. Jam dakord që anulimi i dekretit të dytë është një gjë e diskutueshme sepse është dekret Presidencial nuk mund ta anulojë Kolegji Zgjedhor, por këtu nuk po ndalem se nuk jam shumë ekspert për këtë punë.

Blendi Fevziu: PD ka vendosur ti “mbrojë” bashkitë, të rezistojë, të mos bëjë rokadën e pushtetit në ato bashki që ka në mënyrë normale…

Mustafa Nano: Ky është një zotim si ai 30 Qershorit…

Blendi Fevziu: Nuk ke besim?

Mustafa Nano: Në fund do bëjë një telefonatë Matthew Palmer ose do thotë një gjë tek Zëri i Amerikës dhe më pas do ulen, Lulzim Basha bashkë me Berishën dhe Metën. Nuk është ky problemi…

Blendi Fevziu: Tek ne i zgjidh Palmeri, po thua ti?

Mustafa Nano:  Këtu është “Palmerokraci” për fajin tonë dhe jo për invadencën e Palmerit.

Blendi Fevziu: Por, çfarë do bëhet nesër?

Mustafa Nano: Duhet të ndalemi të gjithë këtu…Nuk mund të vazhdohet kështu. Për mua duhet të bëhen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Blendi Fevziu: Opozita nuk hyn në zgjedhje të parakohshme. Ka thënë që me Ramën nuk hyn në zgjedhje…

Mustafa Nano:  Opozita është pakicë dhe nuk mund të diktojë në këto terma, gjithë fatin e vendit, në rrethana që i jepet dhe zgjedhja e parakohshme nuk mund të thotë nuk futem në zgjedhje sepse dua kokën e Edi Ramës, se kjo është një marrëzi e madhe. Ata kanë të drejtë të kritikojnë Edi Ramën për të gjitha gjërat, kritika është legjitime, madje me tone të forta dhe më protesta, por nuk mund të kërkojë kokën e Ramës. Supozojmë se është dhe kokë e një diktatori, nuk ka si Rama, është Kim Yong Un dhe Edi Rama, këta të dy janë. Këtu ekziston opsioni i zgjedhjeve dhe në momentin që ofrohet opsioni i zgjedhjeve të parakohshme në këto rrethana, do hymë në zgjedhje.

Blendi Fevziu: Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën ka thënë opozita…ta ktheje dhe këtë mbrapsht? Tha s’ka zgjedhje në 30 Qershor dhe i la…bashkitë thua do i lerë se del Palmeri. Të lerë dhe këtë çfarë do bëjë opozita?

Mustafa Nano:  Nëse këmbëngulja shkon deri në këto nivele unë shikoj fundin e opozitës  dhe jo të Ramës.

Blendi Fevziu:  Nuk shikon fundin e Ramës? Shikon fundin e opozitës?

Mustafa Nano:  Nuk mund të iki se thua ti, të rrijë Sali Berisha dhe të ikë Edi Rama…kjo është logjika që bëjnë…

Blendi Fevziu:  Nga kryeministër thonë, jo nga politika…

Mustafa Nano:  Po jo mo këta duhet të qërohen të gjithë….po iku ai duhet si kryeministër, do rrijë më në krye të PS? Ky është muhabet tjetër, duhet të çohen socialistët të thonë Rama, ik. Demokratët nuk po çohen të thonë Berisha ik. Unë mendoj se po u bë oferta e zgjedhjeve të parakohshme, kjo është alamet byreku, si ofertë për tu pranuar dhe besoj se do bien dakord…./tvklan.al