Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fatos Nano i pari politikan shqiptarë që ka shkelur tokën malazese pas konfliktit në Kosovë. Një ftesë për në Kongresin e Socialdemokrateve malazez e ka dërguar delegacionin socialist në Podgoricë duke i hapur rrugën raporteve politike me Republikën rebele që kërkon shkëputjen nga Federata Jugosllave.

Sipas zyrtarëve europian, pavarësia e Malit të Zi, bën fakt të kryer pavarësinë e Kosovës. Para nisjes për në Mal të Zi, Kryesocialisti Fatos Nano u shpreh:

Fatos Nano, Kryetari i PS:- “Vizita ime në Podgoricë lidhet me pjesmarrjen sipas ftesës në Kongresin e Partisë Social Demokrate të Malit të Zi që është forcë e koalicionit qeverisës. Është partia e dytë në koalicion krahas partisë të Presidentit Milo Gjukanoviç dhe autoritetet malazeze më kanë konfirmuar tashmë gjithë predispozicionin dhe angazhimin e tyre për kontakte të niveleve më të larta politike të qeverisë dhe unë do të zhvilloj me kënaqësi, kjo është realizuar tashmë dhe me kontakte të drejtperdrejta, vendosjen e marredhenieve dhe nisjen e një bashkëbisedimi afatgjatë dhe të frytshëm me partitë politike shqiptare në Malin e Zi dhe me të zgjedhurit e tyre në nivelin e pushtetit komunal, sidomos në qytetin e Ulqinit ku do të bëj një vizitë të veçantë ditën e shtunë pasdite”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame