Nano: Tahiri është masakruar nga ne

Nano: Tahiri është masakruar nga ne

22:38 19/09/2019

Bejtja: Po mos të ishin amerikanët ndoshta Tahiri nuk do të dënohej

Analistët Andi Bejtja dhe Mustafa Nano, kanë komentuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ata thanë se me aq prova sa kishte prokuroria, ky vendim ishte i pritshëm.

Unë e prisja pak a shumë këtë vendim. Ka dy momente që ne nuk do të mund t’i harrojmë dot. Është prokuroria që është si është, kërkoi heqjen e mandatit dhe parlamenti nuk e pranoi. Aty nga ana profesionale të gjithë thonë se pati mundësi me fsheh provën, nuk i shkuan në shtëpi për kontroll banese etj, pati edhe një moment që u ndërrua grupi i prokurorëve, pra kjo prokurori në këto kushte nuk kishte për të sjellë prova më të mëdha, dhe isha i bindur që do të vinte në një vendim të tillë. Megjithatë, unë do të isha i gëzuar nëse do të kishim një prokurori që do i hynte me themel kësaj çështjes së drogës. Nuk ka vetëm një protagonist. Po të klithe një prokurori që i hyn me themel çështjes së kanabisit, unë do ta dija rezultatin sot. Duke mos e pas këtë prokurori, shkon për shpërdorim detyre dhe mendoj se shkon nga presioni i atyre dy amerikanëve që u ulën në sallë. Që mendoj se kanë shkuar se nuk u pranua heqja e mandatit dhe u ndërruan edhe prokurorët. Kanë pasur dyshime, për këtë kanë shkuar, se po të mos ishin as ata ndoshta nuk do të dënohej fare”, tha Andi Bejtja.

Ndërsa analisti Mustafa Nano shtoi se “Bejtja tha atë që e mendojmë të gjithë, që me kaq prova nuk kishte se si të dënohej më tepër. Edhe kaq është dënuar shumë. Megjithatë unë dua të ngre një problem, kaq prova ka pasur gjithmonë dhe ne i kemi bërë një lloj linçimi mediatik atij. Ai mund të ketë gjëra të rënda për të cilat policia nuk ka prova, nuk janë zbuluar, dhe unë e mbaj përgjegjës për kanalizimin e vendit, që ishte një gjë e rëndë. Mirëpo për atë nuk ka pasur një proces, për këto gjërat e tjera është dënuar kështu siç është dënuar në mungesë të provave. Ne të gjithë jemi disi si të shokuar, për shkak se provat kanë munguar. Ka kohë që ne në këtë studio dhe në të gjitha studiot kemi bërë një lloj linçimi mendiatik ndaj këtij njeriu. Ndërkohë që abuzimi me pushtetin është një dukuri endemike në politikën shqiptare dhe e kanë bërë të gjithë. Nuk më vjen keq që atij i ndërpritet karriera politike sepse e thashë, vetëm për kanalizimin, unë një njeri që merret me politikë, e dënoj pa një pa dy. Unë nuk kam fare keqardhje për Saimirin, por ky është masakruar nga ne. Ky është masakruar, asnjëri nuk është masakruar si ky. ”/tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT