Ish-kryeministri Fatos Nano gabimin më të madh të tij në politikë quan delegimin e pushtetit. Në një rrëfim për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Nano thotë se nëse do të ishte sot në qeveri nuk do të delegonte shumë pushtet.

Ai thotë se kjo gjë mund të duket paradoksale, por shton se shoqëria nuk është përgatitur për një gjë të tillë.

Blendi Fevziu: Nëse ktheheshin mbrapa çfarë do korrigjonit te vetja?

Fatos Nano: Në mënyrë paradoksale sot jam më i sinqertë se çdo herë tjetër. Do korrigjoja atë me të cilën mburrem.

Blendi Fevziu: Cila është?

 Fatos Nano: Kam deleguar shumë pushtet.

Blendi Fevziu: Sidomos në vitin 1997.

Fatos Nano: Tipari im dallues në politikë ka qenë delegimi i pushtetit.

Blendi Fevziu: Këtë e quani gabim?

Fatos Nano: Sot do delegoja më pak.

Blendi Fevziu: Kjo tregon që shoqëria e donte kështu apo…

Fatos Nano: Kjo tregon se  shoqëria nuk ka qenë kaq e përgatitur për delegim pushteti pa kontrolle rigoroze, sot Rama i bën në mënyrë teknologjike. Dhe Rama delegon pushtet, por i ka në kontroll të rreptë.

Blendi Fevziu: Pra kjo që quhej si arritja më e madhe…

Fatos Nano: Këtë e quaj si arritjen më të madhe timen, por njëkohësisht dhe si defektin më të madh që mund ta kisha korrigjuar në rrugë e sipër./tvklan.al