Naomi Campbell u pa për herë të parë në publik me vajzën e saj të porsalindur në një shëtitje ditën e dielë në New York.

Supermodelja 50 -vjeçare shokoi fansat kur dha lajmin në fund të muajit Maj se kishte mirëpritur një vajzë duke ndarë në rrjetet sociale një foto. Megjithatë nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me lindjen e saj.

Me një stil elegant, Naomi mbante veshur një bluzë të gjerë, të bardhë me pantallona të gjera të zeza me viza jeshile duke i nxjerrë në pah figurën, teksa ecte së bashku me vajzën e saj në karrocë.

Ndonëse fansat u habitën, disa burime tregojnë se ardhja në jetë e fëmijës u bë me ndihmën e një nëne surrogate.

Supermodelja i tha fansave se ishte “e nderuar dhe e përulur” mes diskutimeve se ajo ka vendosur të rrisë vajzën e saj me ‘të dashurin sekret amerikan’.

Thuhet se modelja e priti vajzën nga një nënë surrogate për shkak se tre javë para lindjes së vajzës u pa në qytetin e New York me një bark të sheshtë.

Muajin e kaluar ajo shkruajti në rrjetet sociale një mesazh për fansat e saj: ‘Nuk kam ndjerë kurrë një dashuri të tillë siç kam ndjerë javët e fundit, jam kaq mirënjohëse për dashurinë që keni treguar për mua dhe vajzën time‘.

Duket se Naomi e ka marrë me qetësi mëmësinë teksa shijon momente të bukura me vajzën e saj.