Një restaurim titanik, për një film të jashtëzakonshëm. Për dymbëdhjetë vite, në thellësitë e një kështjelle të shekullit të XIX, po përgatitet rilindja e një kryevepre të kinemasë së heshtur, një ëndërr për adhuruesit e filmit: “Napoleoni” i Abel Gance.

Mjeshtri i kësaj vepre të restaurimit Georges Mourier  ka bërë me dije se këto modifikime kanë pasur një kosto prej 2,5 milion eurosh, një projekt që e ka nisur që prej vitit 2008 së bashku me mjeshtrin Laure Marchaut.

Nën kujdesin e Kinematekës franceze, ata po i japin dorën e fundit restaurimit të kësaj pjese madhore dhe të paklasifikueshme të trashëgimisë kinematografike, e nderuar nga një numër i madh i të apasionuarve të filmit dhe regjizorëve, mes të cilëve të madhit Francis Ford Coppola.

Një detyrë homerike e ka konsideruar Mourier që shpreson ta përfundojë deri në fund të vitit. Filmi tregon për rininë e Napoleonit e më pas. Ai është shfaqur për herë të parë në vitin 1927 në një version prej shtatë orësh me një frymë epike, e mbushur me risi vizuale dhe narrative.

Të guximshëm për kohën e tij. Në çdo sekuencë, është një revolucion kinematografik e ka etiketuar filmin e “Abel Gance”, Georges Mourier duke iu referuar super produksionit të fundit të epokës së heshtur.

Klan News