Jugorët mposhtin Udinese, kualifikimi në Europë më pranë

Napoli fiton me “manita” dhe afrohet me kualifikimin në Champions League. Të kaltrit e Gattuso mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 Udinesen në sfidën hapëse të javës së 36 të Seria A. Napoli konfirmoi edhe njëherë formën e mirë që po kalon aktualisht, për të krijuar distancë me rivalët jashtë zonës europiane.

Rastet e shumta u konkretizuan në gol në minutën e 28-të me Zielinski që shënoi pas ping-pongut të Osimhen e Muso. Pak sekonda më pas, polaku bëri njeriun asist, teksa shërbeu për Ruiz që realizoi për 2-0. Katër minuta para pushimit Udinese rihapi sfidën me golin e Okaka.

Por kjo ngjalli urinë e Napolit që shënoi tre herë të tjera. Lozano, Di Lorenzo e kapiteni Insigne shënuan me rradhë duke vulosur fitoren 5-1 të Napolit që me këtë fitore u ngjit në kuotën e 73 pikëve. 

Klan News