Françesko Kalcona është trajneri i ri i Napolit. Klubi italian shkarkoi Valter Maxarrin 2 ditë para ndeshjes me Barcelonën në Çempions Ligë.
Kalcona, i cili në të kaluarën ka qenë zëvendëstrajner te napolitanët, aktualisht drejton përfaqësuesen e Sllovakisë, e kualifikuar në finalet e Euro 2024.
Françesko Kalcona do të mbajë të dy detyrat. Ai është trajneri i tretë në këtë sezon për Napolin që e nisi sezonin me Rudi Garsian.
Tv Klan