Spartaku fiton ndaj “të Kaltërve” 2-1, italianët kanë një shans të fundit për kualifikimin

Napoli do të luajë kualifikimin për në të gjashtëmbëdhjetat e Ligës së Europës në takimin e fundit të fazës së Grupeve kundër Leicester City më 9 Dhjetor në stadiumin “Maradona”.

Të kaltrit u mundën në Moskë nga Spartak Mosca me rezultatin 2-1. Për skuadrën e drejtuar nga Spaleti kjo është humbja e dytë në tri ditë, pas Interit.

Për rusët u dallua Sobolev, i cili realizoi dygolësh, në fillim në mintuën e tretë me penallti, e më pas në të 28-ën.

Napoli u zgjua në pjesën e dytë ku kontrolloi lojën, por ishte i ngadaltë. Elmas shkurtoi rezultatin në minutën e 64, por italianët e patën të vështirë që të gjenin golin e barazimit.“Të kaltrit” kanë 7 pikë pas 5 takimesh në Grupin C, po aq sa edhe Spartaku, që është e favorizuar nga takimet direkte.

Legia është në vend të tretë me 6 pikë, e në fund Leicester City me 1 më pak. Të dyja skuadrat përballen në mbrëmjen e së enjtes.

Klan News