Mauro Icardi është kthyer në mollë sherri mes klubeve në serie A. Napoli është hedhur seriozisht në sulm për argjentinasin, ndërsa nga ana tjetër Juventus po flirton me bashkëshorten e tij menaxhere.

Inter ndërkaq po ndjek si spektatore duelin. Presidenti i Napolit De Laurentiis është duke plotësuar kërkesat e trajnerit. Fillimisht Manolas, më me shumë mundësi edhe James Rodrigues që nuk donte të qëndronte tek Bayern, por as Real nuk e ka në listën e lojtarëve për sezonin. Tashme është radha e Icardi për të cilin De Laurentiis është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro.

Por më parë, Napolit i duhet të shesë lojtarë për të afruar Icardin dhe Rodriguez. Kështu është e nevojshme që në arkat e klubit të vijnë rreth 100 milionë euro. Drejtuesit e skuadrës po punojnë për të shitur Inglese, Rog, Ounas, Verdi dhe e Mario Rui, por jo Elseid Hysajn që mesa duket ka fituar besimin e Ançelottit.

Nga ana tjetër, në Torino do të duhet të largojnë Higuain dhe Mandzukiç për t’i bërë vend Icardit. Edhe e ardhmja e Kean tek juve është në diskutim.

Tv Klan