Fiton Atalanta, ngjitet në vendin e tretë

Napoli dhe Roma janë ngjitur në zonën europiane pas ndeshjeve të zhvilluara të mërkurën. Skuadra napolitane fitoi 2-1 në fushën e Xhenoas.

Me të njëjtin rezultat Roma mundi Parmën, madje duke triumfuar me përmbysje. Atalanta u ngjit më vendin e tretë me suksesin 2-0 përballë Sampdorias, pozicion që e kualifikon në Champions League.

Në ndeshjet e javës së 31 të Serisë A u ndal Juventusi kryesues. Milani e mundi 4-2 në takimin e luajtur të martën në “San Siro”. Kampionati italian ka edhe 7 javë për të zhvilluar.

Tv Klan