24 orë pas lajmit se rezultuan pozitiv për herë të dytë, klubi i Napolit njofton se Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani nuk janë infektuar nga Covid-19.

Dy futbollistët i janë nënshtruar tamponit një ditë më parë dhe përgjigjia ka qetësuar klubin italian.

Dy kapitenët Hysaj i Shqipërisë dhe Rrahmani i Kosovës tashmë mund të vijojnë stërvitjen dhe aktivitetin normal futbollistik.

Situata kaotike përshtjelloi klubin e Napolit me riinfektimin e lojtarëve shqiptarë.

Tv Klan