Napoli është gati ti thotë lamtumirë ëndrrës së titullit kampion. Në fushën e Fiorentinës humbi 3-0. Skuadra vendase e ka heroin e saj të ndeshjes. Të tre golat u shënuan nga Simeone. 3 golësh i djalit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone, poshtëroi Napolin që një javë më parë fitoi në fushën e Juventusit.

Që prej minutës së 8 Koulibaly doli me karton të kuq duke e lënë Napolin me 10 lojtarë. Pas largimit të mbrojtësit, Fiorentina dominoi fushën e lojës. Tashmë 3 javë para përfundimit të sezonit diferenca e Napolit me Juventusin shkon sërish në 4 pikë.

Milani u rikthye tek fitorja pas 6 javësh. kuqezinjtë mposhtën 2-1 Bolognën. Tashmë skuadra e Gattuso shpreson një vend në Europa League. Milan shënoi golin e parë me Calhanollu, ndërsa dyfishimi erdhi nga Bonaventura. 16 nga përfundimi i takimit për Bolonjan shënoi De Maio.

Atalanta e Etrit Berishës vijoi serinë pozitive duke mposhtur 3-1 Genoan në shtëpi.

Mbrëmjen e së shtunës Juventus mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Interit. Kampionët e Italisë nuk e patrën të lehtë në suksesin 3-2. Ndërsa Roma fitoi 4-1 në fushën e Chievo.

Tv Klan