Napoli nuk po kalon një periudhë të mirë në Seria A. Rezultatet e dobëta po bëhen më të shpeshta dhe fajtor është bërë trajneri Genaro Gattuso.

Por edhe pse është përfolur për disa muaj me radhë se Gattuso do të largohet, kjo kurrë nuk është zyrtarizuar.

Mediat nëspallzëvendësimin e teknikut italian dhe është sërish një italian që do të ulet në krye të stolit.

Luciano Spalleti, një trajneri i njohur për publik italian dhe jo vetëm, është më favoriti për të marrë drejtimin e skuadrës napoletane.

Presidenti i skuadrës De Laurentis duket se e pëlqen Spalletin dhe mënyrën e tij të lojës dhe mund të thotë një “Po” për emrin e tij nëse zyrtarizohet largimi i Gattuso./tvklan.al