Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga Guardia di Finanzia e Napolit. Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për 8 ton kanabis e cila kap vlerën e 80 milionë eurove.

Lënda narkotike ishte fshehur në një magazinë dhe ishte futur në 12 kuti druri të mbyllura hermetikisht. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në rajonin e Kampanjës.

Trafikantët kishin për qëllim të furnizonin organizatat kriminale që menaxhonin tregjet kryesore të Napolit dhe të zonës përreth. 

Në pranga ka rënë një italiane e moshës 47 vjeçe, e cila ishte dhe pronare e magazinës ku u gjet droga./tvklan.al