Napoli fitoi 1-0 me Lacion dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Goli i Insigne-s në minutat e para vendosi suksesin e napolitanëve. Pak më vonë Immobile gaboi në goditjen e penalltisë që mund të barazonte rezultatin.

11-metërshin e shkaktoi Hysaj, i cili në mesin e pjesës së parë la fushën për shkak të kartonit të dytë të verdhë. Arbitri përjashtoi edhe Levian dhe të dy skuadrat luajtën pjesën dërrmuese të lojës me 10 futbollistë.

Tv Klan