Napoli është një nga klubet që ka treguar interes për shërbimet e Kevin De Bruyne, i cili ka vendosur të largohet nga Manchester City.
Klubi italian ka lëvizur shpejt dhe ka bërë një ofertë konkrete për mesfushorin belg. Napoli i ka propozuar lojtarit një kontratë dy vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Përveç kësaj, i është ofruar edhe një pagë prej 5 milionë Eurosh. Tani përgjigjja i takon vetë futbollistit, që duhet të zgjedhë për të ardhmen e tij.
Për De Bruyne ka interesime nga Arabia Saudite dhe MLS amerikane, prandaj nuk po nxitohet për të marrë një vendim.
Mesfushori belg ka qenë pjesë e Manchester City-t prej 10 vitesh dhe largohet si lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata më 30 Qershor.
/tvklan.al