Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, foli në konferencë për shtyp, në prag të supersfidës me Napolin në Serinë A.

Tekniku kuqezi vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por theksoi se në këtë transfertë skuadra e tij do të kërkojë me çdo kusht fitoren.  

Conceicao dekaroi se e ka analizuar mirë Napolin dhe dinë gjithçka përmendësh për lojën e kundërshtarit.

“Idealja do të ishte që gjatë kësaj kohe të kishim të gjithë lojtarët për t’u përgatitur, por kjo nuk ishte e mundur. Me lojtarët që kishim në dispozicion bëmë një punë ndryshe nga javët e kaluara.

Unë dhe Conte jemi përballur shumë herë me njëri-tjetrin si lojtarë, por kjo do të jetë hera e parë si trajnerë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për synimet tona, por do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv. Duam të marrim 3 pikët.

Pres një kundërshtar cilësor, imazh i trajnerit që i drejton. Luajnë me intensitet, qartësi dhe kanë një sulmues që di ta luajë topin mirë. Lobotka është një mjeshtër i mesfushës. Ne e dimë përmendësh gjithçka. Jemi përgatitur për këto dhe jemi gati për përballjen me një nga ekipet më të mira në Itali”, tha ai.

Conceicao deklaroi se beson te vendi i katërt, që sjell kualifikimin në Champions. Portugezi theksoi se objektivat janë vendi i katërt dhe fitimi i Kupës së Italisë.

“Nëse nuk do të besoja te kualifikimi në Champions, nuk do të isha këtu. Punoj në një mjedis të mirë dhe të shëndetshëm, për të mbyllur sezonin siç i takon Milanit.

Sfida me Interin në Kupë? Mendojmë vetëm për ndeshjen me Napolin. Unë nuk kam nevojë për të më konfirmuar besimin. Unë dua vetëm të punoj, nuk dua dikë që të më japë siguri për të ardhmen. Gjithçka varet nga rezultatet. Nuk jam një fëmijë që ka nevojë t’i thotë babai se e do. Kemi dy objektiva, vendin e katërt dhe fitimin e Kupës së Italisë”, deklaroi Conceicao.

Ndeshja Napoli-Milan do të luhet të Dielën, duke nisur nga ora 20:45. /tvklan.al