Napoli fitoi ndeshjen kundër Juventusit, duke bërë të veten në këtë mënyrë kupën e Italisë.  90 minutat e rregullta të ndeshjes u mbyllën në barazim pa gola dhe u deshën penalltitë që të përcaktonin fituesin e kësaj ndeshje, e cila u zhvillua pa tifozë në stadiumin “Olimpico” për shkak të pandemisë.

Për bardhezinjtë nga 11-metërshat gabuan Dybala dhe Danilo. Dy penallti të humbura që i kushtuan shumë skuadrës së Maurizio Sarrit, ndërsa për bardheblutë e Napolit asnjë futbollist nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Për shkak të masave të marra prej pandemisë pas përfundimit të minutave tërregullta nuk u zhvilluan 30 minutat shtesë, por ndeshja kaloi menjëherë në penallti.

Ndërkohë, kjo fitore është shumë e rëndësishme për djemtë e Gennaro Gattuso-s të cilët nuk kanë zhvilluar një kampionat të shkëlqyer këtë sezon.

Ndërkohë Juventusi duhet të mbajë shpresat për kampionatin, pasi renditet e para vetëm një pikë larg Lazio-s./tvklan.al