Veseli shkakton dy penallti

Napoli fitoi me rezultatin 4-1 në shtëpi ndaj Salernitana. Skuadra e Spallettit realizoi dy herë në pjesën e parë me Jesus dhe Mertens pas faulit të shkaktuar nga Veseli i kombëtares kuqezi.

Në pjesën e dytë Amir Rahmani i kombëtares së Kosovës shënoi golin e tretë për Napolin. Kjo ishte një ditë e keqe për Veselin, i cili mori kartonin e dytë të verdhë, pasi preku topin me dorë brenda në zonë. 11-metërshi u realizua nga Insigne.

Tv Klan