Skuadra e Gatuzos fitoi 1-0 në Milano

Napoli befasoi Interin duke e mundur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, e luajtur në ‘San Siro’ të Milanos.

Skuadra e Gatuzos triumfoi me rezultatin 1 – 0. Autor i golit ishte Fabion Ruis në minutën e 57’.

Ekipi finalist do të vendoset pas sfidës së kthimit që do të luhet më 5 Mars. Të enjten do të zhvillohet gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Milan dhe Juventus.

Tv Klan