Interi mposht Frosinonen e ruan kreun
Interi ruajti vendin e parë në klasifikimin e Serie A falë fitores 2 – 0 në përballjen e së dielës me Forsinonen.
Dimarko realizoi një supergol nga distanca, ndërsa tjetri u shënua nga Çalhanholu. Kristjan Asllani nuk ishte as në stol për shkak të një lodhje muskulore gjatë nxehmjes para takimit.
Empoli befasoi ekipin kampion të Italisë në fuqi, Napolin duke e mundur 1 – 0 këtë të dielë në stadiumin Diego Armando Maradona. Portieri Etrit Berisha me pritjet e tij dhe mbrojtësi Ardian Ismajli ishin të pakalueshëm. Derbi Lacio – Roma përfundoi pa gola.
Tv Klan