Berisha dhe Ismajli protagonist tek ekipi toskan
Empoli befasoi ekipin kampion të Italisë në fuqi, Napolin duke e mundur 1 – 0 këtë të dielë në stadiumin Diego Armando Maradona.
Portieri Etrit Berisha me pritjet e tij dhe mbrojtësi Ardian Ismajli ishin të pakalueshëm. Berisha ndali disa gola të sigurtë dhe ishte padyshim më i miri në fushë.
Një sukses ky që e largon Empolin nga zona e rënies.
Tv Klan