Napoli duket në formë të shkëlqyer. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, triumfoi me shifrat e thella 4-0 ndaj Cagliari-t.
Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar totalisht nga të kaltrit. Di Lorenzo zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të, ndërsa tre golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë.
Kvaratskhelia dyfishoi shifrat në minutën e 66-të, para se Lukaku të shënonte të tretin në minutën e 71-të.
Buongiorno vulosi takimin në minutën e 93-të, duke shënuar të katërtin. Me këtë fitore, Napoli merr përkohësisht kreun e renditjes me 9 pikë, ndërsa Cagliari renditet i parafundit me 2 pikë. /tvklan.al