“Të kaltrit” mundin Bologna me rezultatin 3-0 dhe marrin kryesimin bashkë me Milanin

Napoli është sërish në krye të Serisë A bashkë me Milanin, pasi mundi në stadiumin “Maradona” Bolonjën me rezultatin 3-0.

Fabian Ruiz kaloi Napolin në avantazh në minutën e 18’ të lojës me një gol mjaft të bukur, ndërkohë që fitoren e vulosi Insinje në të 41’ dhe 62’ duke u treguar i saktë në të dyja herët nga pika e bardhë e 11-metërshit. 114 gola me fanellën e “të kaltërve” për kapitenin 30-vjeçar, që tani është vetëm 1 gol larg ikonës Maradona.

Skuadra e Spaletit deri më tani ka mbrojtjen më të mirë të Serisë A me vetëm 3 gola të pësuar dhe 22 gola të shënuar, 3 më pak se Interi që ka ofensivën më të mirë.

Napoli mori fitoren e 5 në pesë ndeshje në shtëpi, ndërkohë që ka dhuruar një futboll të bukur që ka zbavitur tifozët.

Klan News