Edon Zhergova është dëshira e Napolit për sulmin. Futbollisti i Kosovës pritet të largohet nga Lille në merkaton e verës dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Itali.
26-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Napolit, të cilët prej kohësh janë në kërkim të një zëvendësuesi për Kvicha Kvaratskhelia.
Zhegrova ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij vlerësohet 25 milionë Euro. Sulmuesi ka vendosur të ndryshojë ambient në verë, për të nisur një aventurë të re.
Te Napoli duket e vështirë për të blerë Okafor nga Milani, ndërsa Garnacho dhe Adeyemi kanë përfunduar në plan të dytë.
Në këtë situatë, i preferuari mbetet Zhegrova, për të cilin pritet të nisin bisedimet në ditët e ardhshme. /tvklan.al