Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka njoftuar se ka bërë një zbulim të madh në Hënë. Në sipërfaqen e “satelitit” të Tokës është gjetur ujë.

Një “zbulim të ri emocionuese” e ka konsideruar NASA gjetjen e ujit, teksa jepte informacion gjatë konferencës së shtypit.

Uji i gjetur është në sasi shumë të kufizuar, gati 1% e sasisë së ujit në shkretërirën e Saharasë. Megjithatë ky është konsideruar një zbulim i rëndësishëm nga NASA.

“E dimë që aty ka ujë. Ky zbulim sfidon informacionin që ne kemi rreth sipërfaqes hënore dhe ngre disa pikëpyetje intriguese”, tha agjencia hapësinore amerikane.

NASA u shpreh se ky ujë i gjetur në Hënë mund të përdoret për të shërbyer si karburant për të udhëtuar në destinacione të tjera të sistemit diellor.

Dy austranautë, një burrë dhe një grua, do të shkojnë në polin jugor të Hënës me misionin e quajtur “Artemis”. Aty do të marrin mostra të ujit që është gjetur në sipërfaqe për të kryer analiza të mëtejshme që do të ndihmojmë për të kuptuar më shumë rreth këtij zbulimi. /tvklan.al