NASA, dy misione në Afërditë


NASA, dy misione në Afërditë

12:19 03/06/2021

Do të analizohet atmosfera e gaztë dhe gjeologjia e planetit

Agjencia Amerikane e Hapësirës njoftoi dërgimin e dy misioneve të reja në planetin më pranë Tokës, në Afërditë. Pas disa dekadash në zbulim të planetëve dhe hënave të tjera, agjencia e hapësirës po kthen vëmendjen drejt planetit më të nxehtë të sistemit diellor, që për herë të fundit është vizituar në orbitë nga sonda Magellan në vitin 1989. Administratori i ri i NASA-s, Bill Nelson, e njoftoi misionin gjatë fjalimit të tij të parë.

“Të dy misionet synojnë të kuptojnë se si atmosfera e Afërditës u kthye në ferr, e aftë për të shkrirë çdo gjë që del në sipërfaqe. Këto misione do t’i japin komunitetit shkencor shansin për të vrojtuar një planet të cilin e kemi lënë pasdore përgjatë 30 vjetëve,” tha Nelson.

Një prej misioneve të agjencisë do të quhet Davinci Plus dhe do të analizojë atmosferën e gaztë të Afërditës në përpjekje për të përcaktuar nëse planeti ka pasur oqeane dhe ka qenë më parë i banueshëm. Misioni tjetër, Veritas, do të përcaktojë historinë gjeologjike të sipërfaqes.

Të dy misionet, që mësohet se do të nisen drejt Afërditës përkatësisht në 2028 dhe 2030, do t’i kushtojë agjencisë 500 milionë dollarë. Misionet në Davinci Plus dhe Veritas dolën fitues ndaj misioneve të tjera të planifikuara në hënat e Jupiterit dhe Neptunit. Si SHBA-ja ashtu dhe ish-Bashkimi Sovjetik dërguan disa sonda në Afërditë gjatë epokës së e parë të zbulimeve kozmike.

Klan News







Të ngjashme