NASA, falë një teleskopi, zbuloi një asteroid me gjerësi 200 kilometra, që përbërja e tij kap shuma marramendëse .

Shumë larg  Tokës, “Psikika 16” është një asteroid i vendosur midis Marsit dhe Jupiterit dhe është prej metali të ngurtë. Objekti misterioz është i ngarkuar me grumbull platini, hekuri dhe nikeli. Asteroidi kap vlerën e 10 trilionë Dollarësh sipas Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës pranë NASA-s.

Me më shumë se 225 kilometra të gjerë, një nga karakteristikat që e bëjnë atë të kualifikohet si një “perlë hapësinore” , është përbërja e tij. Në vitin 2017 teleskopi mori të dhënat e para nga ky asteroid falë përdorimit të një spektrografi.

Tre vjet më vonë, sipas një studimi të botuar në lidhje me kërkimin shkencor, theksohet se asteroidi është rreth 470 milionë kilometra nga Toka dhe nuk ka asnjë prani primare të shkëmbit ose akullit, siç është zakon në këto lloj të trupa qiellorë,  një fakt që e bën atë të veçantë.

Studiuesit besojnë se “Psikika16” mund të jetë thelbi i një planeti që nuk u formua kurrë, sepse edhe në planete të tjera më afër Diellit kanë elementë të ngjashëm brenda.

“Ne kemi parë meteoritë që janë kryesisht metalikë, por “Psikika” mund të jetë unike në atë që mund të jetë një asteroid i bërë tërësisht prej hekuri dhe nikeli”, thotë autori kryesor Tracy Becker. 

NASA do të dërgojë një anije kozmike pa pilotë drejt asteroidit misterioz, ku do të pajiset me një gjenerator të imazheve, një magnetometër dhe një spektrometër të rrezeve gama. Qëllimi i misionit është që të analizohet  ndërtimi i  paeksploruar më parë të planetëve me bërthama hekur.

Distanca e tij nga planeti ynë është relativisht e afërt, pasi agjencia amerikane ka dërguar sonda në cepat më të largët të sistemit diellor.

Klan Plus