Një anije kozmike e NASA, e quajtur Lucy, u nis drejt një misioni 12-vjeçar për të eksploruar 8 asteroidë. Shtatë nga shkëmbinjtë misteriozë të hapësirës janë mes tufave të asteroidëve në orbitën e Jupiterit, të cilat mendohen të jenë që nga periudha kur u formua planeti.

Një raketë Atlas V u nis në mëngjes duke dërguar “Lucy” në një udhëtim prej 6.3 miliardë kilometrash..

“Lucy” e mori emrin nga mbetjet skeletore të një njeriu prehistorik i gjetur në Etiopi rreth 50 vite më parë. Ai zbulim e mori emrin nga kënga e Beatles e vitit 1967, “Lucy in the Sky With Diamonds”.

Anija kozmike gjithashtu mbante me vete një disk me diamantë të krijuar në laborator, një nga instrumentat e tij shkencorë.

Paleoantropologu që zbuloi fosilin e quajtur Lucy, ishte në vendngjarje dhe u shpreh se ishte shumë i emocionuar.

Ky është një mision prej 981 millionë Dollarësh dhe është i pari që po niset drejt të quajturës “rrethim i Trojës” së Jupiterit. Kjo sepse janë me miliarda asteriodë që mbulojnë orbitën e Jupiterit. “Lucy” do kalojë rreth Tokës përsëri në vitin 2024 për të marrë një sasi gravitacionale të mjaftueshme për të arritur deri në orbitën e Jupiterit. /tvklan.al