Një mision i NASA-s fillon këtë muaj për të eksploruar zonën midis atmosferës së Tokës dhe hapësirës, ku satelitët kryesorë të komunikimit sillen rreth njëri tjetrit.  

I pagëzuar si misioni “GOLD”, Global-scale Observations of the Limb and Disk (Vëzhgimet në shkallë globale të disqeve satelitore), ky do të jetë misioni i parë shkencor i NASA-s për të dërguar një instrument në një satelit komunikimi kur të nisë më 25 janar nga Guiana franceze, tha agjencia.  

Ambienti “afër hapësirës” është i rëndësishëm sepse është baza e teknologjisë e cila përbën çelsin e komunikimit me njerëzit, siç janë satelitët që ofrojnë informacion për sistemet GPS dhe sinjalet radio që ndihmojnë në udhëzimin e anijeve dhe aeroplanëve. Është gjithashtu vendi ku astronautët jetojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Misioni do të shqyrtojë reagimin e pjesës së sipërme të atmosferës për të kapërcyer më pas te Dielli, magnetosfera dhe pjesa e ulët e atmosferës. Mbledhja e informacioneve rreth jonosferës, pjesa e sipërme e atmosferës, ku rrezatimi i diellit përplaset me gazrat që shpërbëjnë elektronet dhe jonet, është çelsi. Ky mjedis dinamik ndryshon vazhdimisht dhe mund të ngatërrojë lehtësisht sinjalet e radios që vijnë përmes atmosferës sonë. Misioni do të jetë në gjendje të zbulojë se me sa saktësi kjo gjë ndikon në jetën tonë të përditshme.

GOLD do të kërkojë të zbulojë se çfarë energjish ndryshojnë në këtë rajon, ku moti tokësor në atmosferë më të ulët ndërvepron me zhurmën e aktivitetit diellor nga lart dhe fushës magnetike të Tokës, tha NASA në një deklaratë.

“Të dhënat e përftuara do të përmirësojnë modelet e parashikimit të ngjarjeve të motit hapësinor që mund të ndikojnë jetën në Tokë, si edhe satelitët dhe astronautët në hapësirë”.

Çdo hulumtim i fituar nga ky mision, i udhëhequr nga Universiteti i Floridës Qendrore, do të ndihmojë në mbrojtjen e aseteve në zonën afër hapësirës, e cila shtrihet disa qindra milje larg sipërfaqes së Tokës, tha NASA.

Misioni GOLD, i vendosur në orbitën gjeostacionare mbi hemisferën perëndimore, do të bëjë një skanim global të jonosferës dhe atmosferës së sipërme çdo gjysmë ore, duke u lejuar shkencëtarëve të kenë një vështrim të plotë në temperaturën dhe motin e atij rajoni, të cilët nuk e kanë bërë kurrë më parë. Ky vëzhgim nga NASA ka mundësi të zgjasë për vite të tëra./tvklan.al