A e keni menduar ndonjëherë se si do të dukej një shtëpi në hapësirë? Nëse duket diçka e vështirë, NASA shkoi përtej imagjinatës duke sjellë versionet e shtëpive në Hënë dhe në Mars, në versionin 3D.

Gjithçka nisi si një sfidë në vitin 2015 për krijimin e disa strukturave në hapësirë ku mund të jetojnë astronautët, dhe Agjencia Amerikane e Hapësirës shpalli 3 finalistët.

Vendi i parë u fitua nga një ekip nga New York, “SEArch+/Apis Cor” që sollën një strukturë unike qëndrueshmërie, e cila vjen me disa vrima të vogla që lejojnë hyrjen e dritës natyrale dhe gjithashtu sigurojnë mbrojtjen fizike nga rrezatimi.

Në vendin e dytë grupi “Zoperhous”, sipas të cilëve shtëpia e krijuar prej tyre është e aftë të mbledhë materiale ndërtimi nga sipërfaqja.

Ndërsa finalistët e tretë të NASA sollën të veçantën e të krijuarit më shumë hapësira të dallueshme, njëra prej të cilave shërben për të rritur bimë.

Fituesi i kësaj sfide do të shpallet në muajin Maj dhe do të vlerësohet me një çmim prej 800 mijë Dollarësh.

Tv Klan