Agjencia Amerikane e Hapësirës ka publikuar sot  një imazh mahnitës të dërguar nga Marsi nga roboti Perseverance që po eksploron kontinentin.

foton e publikuara nga NASA shihet roboti teksa mbërrin në Mars. Midis është një pamje nga një satelit që kap robotin teksa është duke u përgatitur që të ulet me parashutë.

Më tej NASA premton se në ditët në vijim do të ketë imazhe të tjera nga planeti Mars, jo vetëm foto, por dhe video me zë.

Më herët shkencëtarët e NASA kanë treguar se ulja e anijes kozmike ka shkuar sipas planit dhe tashmë gjithçka është nën kontrollin e tyre.

Në këtë mision, agjencia hapësinore amerikane synon të mbledhë prova të tjera për ekzistencën e jetës në planetin e kuq.

Anija kozmike me robotin e sofistikuar kanë udhëtuar per 7 muaj në hapësirë dhe ulja në Mars u bë të enjten./tvklan.al