NASA rivlerëson mundësitë e impaktit të asteroidit 2024 YR4 me Tokën në vitin 2032. Sipas përditësimit të fundit të kalkulimeve, Agjencia Hapësinore Amerikane rrit nga 2.3 në 2.6%, ose 1 në 38.
Për NASA, është revizionimi i katërt që kur asteroidi u vrojtua për herë të parë në muajin Dhjetor, duke kaluar nga 1.3% ne 2.6%, duke dyfishuar riskun e përplasjes së mundshme.
Megjithatë fizikantët shprehen se gjatë ditëve të fundit janë rritur edhe vëzhgimet, dhe rikalkulimet e trajektores janë të domosdoshme dhe dalin në pah të dhëna të reja.
Megjithatë, aktualisht për të patur një parashikim më të saktë, duhet pritur viti 2028, pasi asteroidi është duke u larguar nga planeti ynë, dhe sipas simulimeve do të riafrohet pas 3 vitesh.
Aktualisht teleskopi Webb mund të arrijë të marrë të dhëna të tjera, dhe ky është synimi aktual. Të dhëna mbi përbërjen e tij, pasi është thelbësore për të kuptuar entitetin e dëmeve që mund të shkaktonte nëse vërtet do kishte një impakt.
Klan News