Agjencia hapësinore amerikane NASA ka shtyrë planet për të dërguar njerëz në Hënë, për herë të parë pas gjysmë shekulli.

NASA ka një program ambicioz të quajtur “Artemis” që synon të dërgojë astronautë në polin jugur të Hënës.

NASA ka njoftuar se misioni Artemis III për të ulur 4 astronautë në Hënë do të shtyhet për në Shtator të vitit 2016.

Ndërsa misioni Artemis II, një ekspeditë 10-ditore për të dërguar një ekuipazh rreth Hënës për të testuar parametrat jetësorë, do të shtyhet për në Shtator 2015.

Agjencia hapësinore thotë se shtyrja e misionit do të lejojë ekipet që të përmirësojnë çdo gjë që lidhet me këtë program.

“Ne po kthehemi në Hënë në një mënyrë që nuk e kemi bërë më parë dhe siguria e astronautëve tanë është prioriteti kryesor i NASA”, tha administratori i agjencisë, Bill Nelson.

SHBA synon që të ndërtojë një kamp në Hënë dhe një stacion hapësinor përreth Hënës. Planet përfundimtare të Uashingtonit janë që të dërgojnë njerëz në Hënë, por së pari duhet të rikthehen aty për të mësuar më shumë.

/tvklan.al