Agjencia hapësinore NASA ka bërë publike planet e saj për të nisur një ekspeditë drejt hënës më të largët të Neptunit, të quajtur Triton. NASA synon të dërgojë një anije kozmike të vogël me emrin Trident për të eksploruar nëse ka kushte të favorshme për jetesën njerëzore.

“Ka ardhur koha ta realizojmë këtë mision. Koha është tani për ta bërë me kosto të ulët. Ne do të investigojmë nëse është e banueshme, gjë që është shumë e rëndësishm

e”, tha për New York Times, Louise Prockter, zyrtar i NASA-s.

Sipas shkencëtarëve, në Triton temperatura është jashtëzakonisht e ulët, megjithatë mendohet që uji të jetë në gjendje të lëngët nga prania e amoniakut.

Udhëtimi i NASA-s në Triton do të jetë i pari që nga viti 1989, kohë kur anija kozmike “Voyager 2” arriti të realizonte një filmim të shkurtër.

Sipas New York Times, misioni i NASA-s në Triton do të paraqitet zyrtarisht gjatë këtij muaji.

/tvklan.al