Naser Aliji pas disa muajsh pushim gjeti ekipin e ri. Mbrojtësi i Kombëtares do të luajë për Virtus Entela në Serinë B. Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi klubi italian.

Aliji shton numrin e shqiptarëve në kampionatin italian. 24-vjeçari luajti me Kaiserslauternin në sezonin e kaluar, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar me Bazelin dhe Vaduzin.

Tv Klan