Mbrëmja e 7 e spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan, e cila përkoi me 31 Tetorin, vigjiljen e Hallouinit, i veshi konkurrentët me kostume të frikshme. Jo vetëm konkurrentët, por edhe moderatorja Alketa Vejsiu dhe anëtarët e jurisë Klaudia Pepa e Ermal Mamaqi iu bashkuan paradës së “tmerrit”. I vetmi që zgjodhi të mos maskohej ishte Ilir Shaqiri, i cili mbajti kostumin e tij “origjinal”.

Arbnora Ademaj, fituesja e natës së 6 ngriti siparin e performancave dhe të “ankesave” të Meridianit ndaj Mamaqit.

Melisa Lleshi, një nga konkurrentet më të komentuara, e cila hyri mbrëmjen parardhëse në garë, injoroi ish-të dashurin e saj. Performanca e saj hapi edhe diskutime me Ermal Mamaqin, që e cilësoi si “balet kamasutra”, por mori një propozim shumë interesant nga Vejsiu.

Adelina Tahiri u shfaq në krahët e bashkëshortit, teksa na zbuloi se në planet e së ardhmes është një dasmë e afërt dhe më shumë fëmijë.

Puthja e Anitës me bashkëshortin Ramush Haradinaj ishte një nga ngjarjet më të komentuara të javës, që kryesoi portalet dhe vijoi të ishte sërish e pranishme edhe në këtë mbrëmje. Ermal Mamaqi e komentoi si “jo normale” faktin që një kryeministër puth gruan e tij se zakonisht puthin gra të tjera.

Fituesja e mbrëmjes ishte Samara, personazhi i frikshëm i filmit “The Ring” që erdhi në performancën e Orgesa Zaimit. Dueli u vendos mes Meridian Ramçaj, i cili u rendit i fundit në klasifikimin e jurisë dhe mikeshës së tij, Cindy Marina.

Me shumë keqardhje nga juria, performanca e “Time of my life” e Meridianit u konsiderua e dobët, ndaj solli edhe eliminimin e tij nga gara.

“Është fatkeqësia jote”, Cindy Marina fiton sfidën, juria eleminon…

Sfida e mbrëmjes në “Dance Albania” në Tv Klan u vendos midis Cindy-Marinës dhe Meridian Ramçajt. Për të dy konkurrentët nuk është hera e parë që ndodhen në duele, por për njërin kjo është e trishtë, ndërsa për tjetrin kënaqësi.

Alketa Vejsiu: Juve ju ka rënë që ta kërceni për të disatën herë, 3 herë Meridiani dhe dy herë Cindy, apo është e treta për ty Cindy?

Cindy Marina: Është hera e dytë që jemi në sfidë, hera e tretë për Meridianin, e katërta. Më duket sikur ju nuk keni qejf shkodranët, nuk e di. Më duket shumë e trishtë të jem kundër Meridianit sepse e kam shok, presim patjetër jurinë. Mendoj që ne të dy kemi dhënë maksimumin dhe ndonjëherë ndoshta vlerësimi është më i ulët se sa është performanca.

Meridian Ramçaj: Jo vërtet është kënaqësi të jesh me Cindy-n në sfidë. Ne këtu kemi ardhur për të kërcyer, dikush ka ardhur për t’u veshur, dikush ka ardhur për batuta, kështu që unë jam munduar të respektoj formatin, të respektoj dhe jurinë, kështu që besoj e kam shijuar në maksimum.

Me shumë trishtim, Klaudia Pepa shprehet se për të dy konkurrentët dëshironte t’i shihte më larg, drejt finales. Ajo zgjedh ta kalojë radhën e saj të votimit dhe të thojë emrin e konkurrentit pasi të dëgjojë kolegët.

Ilir Shaqiri vlerësoi karakterin këmbëngulës të Meridianit për mos t’u dorëzuar dhe sipas tij, detaji që e penalizoi, ishte lënia pas dore e koreogafisë së sfidës. Sipas profesionistit, Meridiani ishte gjithnjë dy hapa pas Cindy-t.

Alketa Vejsiu: Kush eliminohet sonte?

Ilir Shaqiri: Unë mendoj Meridiani.

Alketa Vejsiu: Është një vendim unanim ky?

Ilir Shaqiri: Jo, ky është mendimi im.

Alketa Vejsiu: Okej. Klaudia, më thuaj emrin e çiftit që eleminon.

Klaudia Pepa: S’po më del.

Alketa Vejsiu: Duhet.

Klaudia Pepa: E di.

Alketa Vejsiu: Iku treni Klaudia, të lutem, se isha shumë e gëzuar që kishim kohë me shumicë.

Klaudia Pepa: Nuk do e doja këtë sfidë, por Cindy është me ty sonte, është fatkeqësia jote kështu që vazhdon garën Cindy.

Në përfundim, Meridiani shprehu falënderimin e tij për kohën e shpenzuar në garë.

Meridian Ramçaj: Gjërat e bukura zgjasin pak, verën po ta lësh hapur, thartësohet, kështu që më mirë gjërat e bukura që zgjasin.

Me vlerësimin më të lartë, “Samara” shpallet fituesja e mbrëmjes në “Dance Albania”

Në natën e shtatë të “Dance Albania” në Tv Klan, fituesja e mbrëmjes është Orgesa Zaimi, e cila arriti vlerësimin më të lartë, 9 pikë, krahasuar edhe me mbrëmjet e tjera të spektaklit. Në renditje, i fundit është Meridian Ramçaj, i cili do të përballet me të votuarin e konkurrentëve. Emrin i cili do ta sfidojë në “Time of my life”,  e zbulon Anita Haradinaj.

Anita Haradinaj: E para, dua të them, uau kam dalë e dyta. Kemi qenë të gjithë shumë të bukur, faleminderit koreografes, zysh Enadës, faleminderit Vera Grabockës, faleminderit produksionit, faleminderit atyre që na i kanë bërë këto maskime që edhe pse horror, por prapë dukeshim shumë bukur. Faleminderit juria, shyqyr nuk jam unë unë në sfidë se atë mambon kurrë nuk arrita ta mësoj. Cindy-Dioni.

Kastro Zizo përballet me Ermal Mamaqin:  Jeta ime ka qenë e mrekullueshme, para dhe pas alkoolit

Kastro Zizo konkurrenti i “Dance Albania”  në Tv Klan të hënën e kaluar festoi ditëlindjen e djalit. Ai mori një video surprizë nga djali i cili e ka bërë baba  për herë të parë, por një koment i thënë nga Ermal Mamqi duket se nuk ishte marrë mirë nga disa njerëz dhe Kastro donte ta sqaronte publikisht këtë pjesë. Në një moment pasi juria e kritikoi ndërsa Ermal Mamaqi i doli në krahë dhe i tha “I love you Kastro”, këngëtari sqaroi situatën e krijuar.

Duke qenë se Kastro është bërë baba që në moshën 22-vjeçare, Ermali u shpreh me fjalët “ Ja njohim jetën e mrekullueshme”, gjë që sipas Kastros është dukur sikur e ka thënë me ironi. Por Ermali sqaron se e ka pasur në kuptim të parë, duke thënë se e njeh Kastron prej një jete dhe se ai ka fëmijë të mrekullueshëm.

Kastro Zizo: Edhe unë të dua shumë, se javën e kaluar ishte ditëlindja e djalit, dhe Dankani e kishte shumë të vështirë, por pati shumë reagim të paktën në Instagramin tim, shumë njerëz kundrejt një fjalie që ke thënë ndaj meje.

Ermal Mamaqi: Po.

Kastro Zizo: Që të gjithë e njohim jetën e Kastros të mrekullueshme, që është dukur pak me ironi në fakt.  Në fakt jeta ime si para alkoolit, si pas ka qenë jashtëzakonisht e mrekullueshme, unë kam aq shumë dashuri. Ta them ty, se nuk gjeta moment, kam qenë në dyluftim gjatë gjithë javës. Dhe më vjen keq  se ne jemi shokë prej disa dekadash.

Ermal Mamaqi: Dhe është pikërisht ajo që thashë atë ditë. Që e njoh Kastron prej një jete.

Alketa Vejsiu: Të them diçka të bukur, dëgjo Frank Sinatra “I did it my way” dhe mos e çaj kokën fare. E bëre në mënyrën tënde.

Ermal Mamaqi: Jo, ta sqarojmë këtë gjë.

Alketa Vejsiu: Pas programit këtë.

Ermal Mamaqi: Jo, ta sqaroj gjatë programit, se ne nuk jemi nga ata që pas programit të sqarohemi te parkingu.

Alketa Vejsiu: Po ti je simboli i pozitivitetit.

Ermal Mamaqi: Absolutisht nuk kam pasur konotacion të keq. Por e njoh prej një jete Kastron dhe  sigurisht ka tre fëmijë të mrekullueshëm.

“Pas 7 ditësh…” Orgesa Zaimi kërcënon jurinë: Kujdes me pikët

Orgesa Zaimi shkëlqeu këtë të hënë në spektaklin “Dance Albania”  në Tv  Klan. Ajo nuk shkëlqeu vetëm me performancën, por edhe me pamjen e saj për Halloween.

E veshur si Samara te filmi “The Ring”, kur Ermal Mamaqi i thotë të dalë nga roli, në të cilin është përshtatur aq shumë, ajo përgjigjet se po i pa ka frikë se ata nuk do jenë më në juri pas 7 ditësh.

Alketa Vejsiu: Është Orgesa Zaimi nën këto flokë.

Ermal Mamaqi: Orgesa  dil nga roli se kemi kalamaj.

Orgesa Zaimi: Më mirë nuk po ju shikoj se pas 7 ditësh kam frikë se nuk do  jeni në juri.

Alketa Vejsiu: 7 ditë duhen për t’ju asgjësuar nga planeti.

Orgesa Zaimi: Kështu që kujdes nga pikët.

Alketa Vejsiu: Mos bëj “eye contact” Ermal se për 7 ditë do bëjmë një natë “Rest in peace Ermal”. Larg qoftë!

Ermal Mamaqi: O zot, ishe më mirë me  flokët e mbuluara!

Orgesa Zaimi: Rri se të erdha!

“Pse më drejtohesh në italisht?”, Visjan: Thashë se s’më ke kuptuar shqip, “che cosa ti ho fatto?”

Në klipin e “Dance Albania” në Tv Klan, Visjan Ukcenaj nuk “kurseu” kritikat e shprehura në italisht ndaj Klaudia Pepës për vlerësimin e javës së kaluar sepse “priste më shumë”. Në përfundim të performancës, para se të japë vlerësimin e saj, Klaudia nuk e lë të “rrëshqasë” lehtë fakti që Visjani i drejtohet në italisht.

Klaudia Pepa: Një pyetje kisha unë. Pse më drejtohesh në italisht kur unë flas gjithmonë shqip? Mos më ngatërron?

Visjan Ukcenaj: Thashë mbase ngaqë s’më ke kuptuar shqip kur më dhe pikët thashë ta them njëherë. Ma perche, che cosa ti ho fatto io perche io…

Alketa Vejsiu: Dorën, ku e ke dorën?

Visjan Ukcenaj: Io ho fatto carbonara.

Klaudia Pepa: Ermal, më ngatërron me atë personazhin që na imitojnë te “Klanifornia Dance” dhe ajo vajza flet gjithmonë italisht. Pse, kur unë e kam me merak të flas shqipen e dashur?

Visjan Ukcenaj: Humori kështu është të kap një detaj tëndin dhe e bën gropë. Njëherë që fole italisht ti e shkreta, ne atë kapëm.

Anita puthi “Rambon” në skenë, Ermal Mamaqi: Zakonisht Kryeministrat puthin gratë e tjera

Javën e kaluar në Dance Albania në Tv Klan ndodhi një surprizë e bukur, ku ish-Kryeministri i Kosovës R|amush Haradinaj ishte i pranishëm në studio për të mbështetur bashkëshorten e tij konkurrente në spektakël, Anitën.

Një puthje mes dy bashkëshortëve bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Sonte, Alketa Vejsiu pyeti përse ishte shprehur aq shumë habi për puthjen mes bashkëshortëve.

Ndërsa Ermal Mamaqi u përgjigj duke thënë se “Kryeministrat zakonisht puthin gratë e tjera”.

Alketa Vejsiu: Jam habitur çfarë komentesh ka patur për puthjen e komandantit me ty javën e kaluar. Një portal kishte shkruajtur “një Kryeministër puth në buzë gruan e tij”. Pse ishin çuditur kaq shumë nuk e kuptova. Kjo ishte gjëja më e bukur dhe më njerëzore që ka ndodhur.

Ermal Mamaqi: Zakonisht Kryeministrat puthin gratë e tjera, ky puth gruan e tij edhe është jo normale. Uau, dikush puthi gruan. 

Ermali – Melisës: Kërcimi yt ishte si balet kamasutra. Alketa: Pse të mos bëjmë kamasutra episod?

Ermal Mamaqi ka patur kritika për performancën e Melisa Lleshit mbrëmjen e kësaj të hëne në Dance Albania në Tv Klan.

Ai e ka konsideruar kërcimin e Melisës si “balet kamasutra”.

Ermal Mamaqi: Mund ta përmbledh në një fjalë, ishte si një balet kamasutra. Kamasutra Dance.

Alketa Vejsiu: Po mendoj, nga këto netët tematike që po bëjmë ne, pse mos bëjmë një kamasutra episod.

Melisa Lleshi i drejtohet Ermalit: Duhet t’ia kesh shumë idenë ti, duhet të jesh profesionist në këtë pjesë.

Ermal Mamaqi: Pa dyshim.

Alketa Vejsiu i drejtohet Ermal Mamaqit: Do ta bëjmë kamasutra dance vetëm nëse ti do na e demonstrosh këtu artin e kamasutrës në mënyrë artistike duke kërcyer.

Ermal Mamaqi: E kuptoj, por atë kërcim e kërcej vetëm në shtëpi.

Alketa Vejsiu: Jo e di pse e kërcen në shtëpi, se e ka gruan balerinë. E ka patur balerinë.

Ermal Mamaqi: Është balerinë profesioniste.

Plane për fustan të bardhë, Adelina Tahiri: Burri thotë kam marrë grua shqiptare që…

Në klipin e saj të javës në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri shfaqet në momente të ëmbla me bashkëshortin e saj. Ajo zbulon edhe se në planet e saj përpara spektaklit ishte një dasmë në Dhjetor, edhe nga kërkesa e djalit të saj. Me një puthje, Adelina falënderon bashkëshortin për mbështetjen, ndërsa shton se dëshira e tij është të kenë sa më shumë fëmijë.

Adelina Tahiri: Unë me valsin isha si nuse. Më pëlqeu jashtë mase shumë edhe pse ky show më çorientoi komplet nga planet e mia që kisha. Mami dua të të shoh me fustan të bardhë sepse ka kërkuar foto dhe unë nuk kam foto të tilla dhe unë kisha planifikuar ta bëj në mes të Dhjetorit. Nuk di se si t’i falënderohem për të gjitha përkrahjet dhe për çdo gjë që bën për mua. E them publikisht, Jozhe të dua shumë.

Jozhja vjen këtu çdo javë, ne kemi një fëmijë, jemi një familje shumë e lumtur, por ai është një burrë që meriton dhe do shumë fëmijë. Dhe më thotë unë kam marrë grua shqiptare që të më lindë 4 fëmijë. Po, ne e kemi në plan të zgjerojmë familjen dhe ishalla po ndodh këtu, pse jo, nuk do jetë diçka për herë të parë, unë kam dijeni që dhe një artisteje tjetër i ka ndodhur e njëjta.

I veshur me gjak e me thikë në kokë, Ermali-Meridianit: Ishte një performancë shumë e ngrohtë

Meridian Ramçaj konkurrenti në “Dance Albania”, këtë herë është shfaqur me veshjen më të frikshme të mundshme.  I mbuluar me gjak dhe me një thikë në kokë, ai së bashku me balerinën Paola kanë kërcyer këngën “Thriller” të Michael Jackson. Por Ermal Mamaqi i veshur si këngëtari i “Thriller” thotë se nuk u ndje aspak i frikësuar.

Alketa Vejsiu: Si u ndje vetë Michael Jackson,  legjenda e gjallë?

Ermal Mamaqi: Vetëm frikë nuk pata. Ishte një kërcim i ngrohtë, dukej sikur këta të dy po bënin dashuri, nuk po luftonin. Megjithatë Meridiani meriton duartrokitje për kostumografinë dhe për atë thikën që ka ngulur në kokë.  

Ndërsa edhe dy anëtarët e tjerë të jurisë nuk u dukën dhe aq të kënaqur me performancën e Meridianit.

“Unë kam dy zhgënjime sonte, se Michael Jackson është idhulli im, dhe zhgënjimi im i parë është Ermal Mamaqi zhgënjimi i dytë je ti, për performancën në tërësi. Lëvizjet e tua ishin pak të ngathta”, tha Klaudia Pepa.

“Makijazh shumë i realizuar, kërcim shumë i varfër”,tha Ilir Shaqiri, ndërkohë që të tre anëtarët e vlerësuan me 5 pikë Meridianin.

Melisa injoron ish të dashurin: Nuk e di për kë e ke fjalën

Melisa Lleshi ishte një nga performancat më të klikuara të “Dance Albania” në Tv Klan javën e kaluar.

Ajo thotë se reagimet ishin të shumta dhe ka marrë komplimente.

Por a ka reaguar ish i dashuri i saj dhe a i ka shkruar?

Melisa na jep një përgjigje injoruese: “Nuk e di se për kë e ke fjalën”.

“Po hanim me një dorë”, Meridiani i “ankohet” Mamaqit: U shtrënguat fort apo…?

Pasi juria e “Dance Albania” në Tv Klan vlerësoi performancën e Arbnora Ademaj, e cila javën e shkuar fitoi dhe kupën e mbrëmjes, Meridian Ramçaj ka një “kunjë” me Mamaqin. Më herët nuk kanë munguar batutat për praninë e Arbnorës në restorantin e Mamaqit me partnerin, ndaj Meridiani, i cili ka bërë të njëjtën gjë, i kërkon të “lëshojë dorën” me vlerësimin.

Meridian Ramçaj: Meqenëse kam radhën e kërcimit tani, e kam çikë me Ermalin. Ermalo, me këto qokat se dhe unë e Adelina kemi qenë te restoranti vëlla dhe e di si kemi ngrënë të dy me partnerët? Kështu me një dorë. Lëshoje çikë dorën se ngelëm duke bërë qoka.

Ermal Mamaqi: Me të vërtetë? Ishe dhe me Arjola Demirin?

Meridian Ramçaj: Me Adelinën, jo me Arjolën.

Ermal Mamaqi: Më fal po. U shtrënguat fort apo?

Meridian Ramçaj: Jo, ishim me një dorë ngaqë ti kishe qejf të shtrëngoheshe me një dorë dhe me një dorë po hanim të dy.

Ermal Mamaqi: Do ta kem parasysh kur të votoj për ty.

Meridian Ramçaj: E kam radhën tani, kështu që…

Ermal Mamaqi: Dakord. Jam Majkëll Xhekson.

“Po ti mo plak?”, llir Shaqiri “lë në baltë” Mamaqin: Tamam si burrat e ka bërë

Teksa performanca hapëse e Arbnora Ademajt në “Dance Albania” në Tv Klan përfundon, ku në këtë natë Hallouini erdhi si Catwoman, nisën batutat e jurisë. Ermal Mamaqi, i cili sonte ka zgjedhur të shndërrohet si mbreti i popit, ka marrë edhe një fletë ku shkruhet “Jam Michael Jackson” për të larguar “dyshimet dashakeqe”. Ilir Shaqiri sonte nuk i është bashkuar shpirtit festiv, madje Mamaqi thotë se ia ka bërë “tamam si burrat”.

Ermal Mamaqi: Një sqarim për të gjithë që ndoshta nuk e kuptuan kush jam. Arbnora më pëlqeve. Mua më dukesh pak e gjatë për catëoman, por këto lëvizjet që… sidomos ai momenti I fundit, a ishte dora që shkoi tejpërtej Batmanit? Duhet të jetë kapur nga kamera ballore apo jo? Nuk e di si e ka kapur regjia, por më pëlqeu shumë ky momenti i fundit që Catwoman vret Batmanin. Jam Majkëll Xhekson.

Alketa Vejsiu: Ja pas pak do vendosim këngën tënde, “Thriller”, është himni i kësaj fetse.

Ilir Shaqiri: Do ndihet në habitatin e vet me siguri.

Ermal Mamaqi: Do ta them shpesh këtë se mos ngatërrohen njerëzit me Armend Rexhepagiqin, ose dikë tjetër.

Alketa Vejsiu: Unë nuk e di pse prisja që Iliri sot të ishte bërë si Ermal Mamaqi, në fakt. Nuk e di pse e ngatërrova me këta komshinjtë e tjerë.

Ilir Shaqiri: U përpoqa po nuk ia dola.

Alketa Vejsiu: Midis Fevziut dhe Ermal Mamaqit ishte një dilemë e madhe, por ti njërin nga të dy do ta sillje.

Ermal Mamaqi: Tamam e bëri si burrat sot se e lamë, i thashë, e mora në telefon, ore do bësh gjë ti sot? Po tha, do bëhem si Zorro, do vesh këtë, do vesh atë, okej i thashë un që mos të bëhem këto idiotësirat kot, jo tha do e bëj patjetër. Dhe bëhem ky. Dhe shoh këtë, po ti mo plak. Tha e mo s’bëra gjë, si budalla. Dhe unë shoh veten në pasqyrë, po unë mo plak. Tamam si burrat e ka bërë. Jam Majkëll Xhekson./tvklan.al