Policia largon turmat që festonin për heqjen e emergjencës kombëtare

Entuziazmi ka pushtuar rininë spanjolle pas heqjes së gjendjes së emergjencës kombëtare. Për të dytën natë radhazi, të rinjtë u grumbulluan masivisht në sheshet e plazhet e Barcelonës, kryesisht po maska, pa distancë sociale dhe pa rregulla të tjera që shmangin përhapjen e koronavirusit.

U desh ndërhyrja e policisë në orët e para të së Hënës që turmat të shpërndaheshin. Disa banorë të Barcelonës nuk pajtohen me heqjen e kufizimeve.

“Duhet që masat të kishin qëndruar edhe dy muaj të tjerë derisa të vaksinoheshin të gjithë dhe situata do të ishte më e qetë. Kemi qenë 14 muaj në gjendje emergjence, nuk ishin problem 2 muaj të tjerë”.

“Shpresoj që situata të përmirësohet, pasi biznesi i restoranteve ku unë punoj ka qenë në krizë dhe vazhdon të jetë. Me heqjen e emergjencës kemi shpresë që gjërat të ndryshojnë edhe pse e kuptojmë që ende nuk jemi gati për rikthim në jetën normale”.

Qeveria ua ka lënë në dorë qeverive të 17 rajoneve të vendosin ashpërsimin e masave nëse konstatojnë rritje infektimesh. Në disa zona autoritetet vazhdojnë të aplikojnë shtetrrethimin nga 10 e natës deri në 6 të mëngjesit, aty ku rastet kanë qenë të shumta kohët e fundit.

Tv Klan