“Nata e kitarës” në këtë edicion të 10 solli për publikun veprat nga autorët më të mëdhenj të literaturës së këtij instrumenti.

“Nata e kitarës është një aktivitet që bëhet çdo vit. Është një aktivitet që i shërben në radhë të parë studentëve. Kishte risi, disa vepra të reja si përshembull Bolero e Ravellit, ishte një traskripsion interesant që vërtetë e krijoi atë idenë e orkestrës. Është një punë që niveli i studentëve të dali sa më në pah”

, shprehet pedagogu Edison Miso.

Si një traditë e përvitshme e studentëve më të mirë të deges së kitarës në Universitetin e Arteve, këtyre talenteve të rinj iu bashkuan edhe pedagogët.

Një prej studentëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë koncert ishte Ygerso Bahja.

“Ky është viti i dytë që marr pjesë tek Nata e Kitarës, është një nder shumë i madh. Sivjet pak më e vështirë, pak me tëpër përgjegjësi se vjet. Kemi kaluar muaj me prova intensivisht për të arritur për të bërë këtë koncert. 2-3 muaj ka dashur për t’u përgatitur bolero me grupin, ka qenë e vështirë por ja arritëm atë që deshëm”.

Interpretimi i veprave të Ravel, Albeniz apo Munier e mjaft të tjerëve, përfshiu edhe publikun deri në fund.

Tv Klan