vitiriu

Të gjithë nxitojnë për të bërë përgatitjet e fundit për natën  e ndërrimit të viteve.  Shumica kanë vendosur të festojnë në shtëpi me familjen.

Ka dhe nga ata që do të festojnë në restorante.

Ndërsa një pjesë tjetër, kryesisht të rinjtë kanë menduar që pas darkës me familjen të festojnë me shoqërinë në klubet e kryeqytetit.

Shumë shqiptarë kanë vendosur të udhëtojnë jashtë vendit për natën e ndërrimit të viteve. Destinacionet më të preferuara janë pistat e skive në Mavrovë apo Kolashin.

Rritje të prenotimeve ka patur edhe për udhëtime në Vienë, Barcelonë, Pragë dhe  qytete të tjera të Europës.

Tv Klan