Festivali i filmit sfidon pandeminë me temën “urbanizimi”

Duke sfiduar pandeminë qe ka mbërthyer botën, festivali ndërkombëtar “Dardan Fest” çeli këtë të martë në Tiranë natën e parë të edicionit të tij të parë.

Tema kryesore është “urbanizimi”, ajo që ka nxitur kineastë nga e gjithë bota të rrëfejnë histori interesante që pasqyrojnë zhvillimet dhe ndryshimet e qyteteve.

“Çdo njeri që adhuron kamerën, diçka për qytetin e tij do ta bëjë, qoftë ai nga New York, Franca. Prurjet menduam që do të ishin të mëdhaja dhe kështu ndodhi”, tha drejtori i festivalit.

270 pruduksione, mes të cilëve edhe emra të njohur të kinematografisë, janë në garë për dokumentarin më të mirë, filmin e shkurtër, filmin e gjatë dhe çmimin special “Dardan Fest”

“Materiale shumë të mira, për selektorët ka qenë shumë e vështirë për përzgjedhjen. Nga ato janë zgjedhur 32 që do të shfaqen për 4 netë dhe do të finalizohen me çmimet që do të vendosen natën e fundit nga juria”.

Për të gjithë adhuruesit e kinematografisë, filmat do të shfaqen çdo mbrëmje ora 18:00 deri në datë 30 Tetor në Kinema Millenium.

Tv Klan