gjeniu

“Gjeniu i Vogël 6”, mbrëmë hyri në një faze të re të konkurimit! 16 artistët konkurues u ngjitën në skenë me përgjegjësinë e finalistit!

Pas sfidës së startit mes Armelës e Blertes, ku anëtarët e jurisë këtë herë treguan më shumë vendosmëri në verdiktin e tyre, skaleta vijoi me prezantimin e parë të natës, pikerisht më Klean nga Durrësi.

Superlativa për intepretimin e saj, ishin një prolog shumë entuziast, si për talentet e vegjël ashtu dhe për publikun.

Por edhe Dario një nga konkurentët më të vegjël në program zbuloi një tjetër profil interesant, duke interpretuar këngën, “When i was your man” të Bruno Mars dhe juria mbeti e surprizuar nga teknika vokale e vogëlushit.

Batuta mes njëri – tjetrit, por edhe mes anëtarëvë të jurisë e prezantueses Klea Huta nuk munguan në segmente të caktuara të spektaklit.

Por pjesa më emocionale edhe këtë herë ishte interpretimi i fëmijëve dhe gara e tyre për të mos rënë në sfidën e mbrëmjes.

Kejda gjithashtu solli një performancë impresionuese, por më e fuqishme këtë javë erdhi Vanesa nga Saranda që mbylli sfilatën e 16 interpretimeve.

Pas dilemave të jurisë për përzgjedhjen e fëmijëve që kualifikoheshin në javën e ardhshme, këtë herë sfida e mbylljes mbeti për Sidritën e Amelën, sfidë që mbeti për t’u zhvilluar në fillim të javës së ardhshme, duke mos lënë fëmijë të trishtuar këtë të shtunë.

Kjo është dhe e veçanta e “Gjeniut të Vogël”, kompeticion por edhe rregulla fleksibël, garë spektakli, por edhe spontanitet por mbi të gjitha emocione të interpretimit “live”.

Tv Klan