Denoncuesi i dytë pas motrës së Natasha Shehut, është Genci Nako.

Ky qytetarë nga Saranda, në 2001  i ka blerë Natasha Shehut tarracën e katit të katërt dhe ka ndërtuar katin e pestë.

Genci e ndërtoi katin e 5-të dhe e gëzoi apartamentin e tij deri në 2017-ën. Pas 16 vjetësh rishfaqet Natasha Shehu dhe me format e saj arriti të hapte procese gjyqësore për të marrë truallin, por jo apartamentin e shitur.

Megjithatë Natasha ka shkallmuar derën e Genci Nakos bashkë me partnerin e saj italian, duke marrë me forcë apartamentin, ndërsa për 3 vjet, as prokuroria, as policia e Sarandës, nuk ka ndërhyrë.

Në një video të filmuar nga Nako, shfaqet momenti kur Natasha së bashku me partnerin italian, e dëbojnë nga apartamenti që pretendojnë se është i tyre.

Partneri i Natasha Shehut– Unë kam dokumentet, unë jam pronari, shkallë e parë, shkallë e dytë dhe të gjitha. E kuptove si çështje?

Polici i zonës– Do çështje ti, do çështje ai. Çfarë të bëj unë?

Partneri i Natasha Shehut-Jo çfarë çështje me shtëpinë time, me gjakun tim do vij në shtëpi unë…Kjo është shtëpia ime. Nxirri jashtë!

Natasha Shehu – Dil nga shtëpia, se të bëra atë që s’ta pret truri! Dil nga shtëpia ime!

Denoncuesi- Merr ti policinë, se ti ke hyrë brenda!

Natasha Shehu – Dil nga shtëpia jashtë…! Filmoje! Dil nga shtëpia ime shpejt!

Qytetari– Ke hequr çelësin aty …! Çelësin lere në vend aty! Zoti polic! Hoqi çelësin nga dera.

Partneri i Natasha Shehut bllokon derën me dërrasa…

Natasha Shehu – Hajde mo hajde, se ka zot shtëpia. S’ka problem me të ardhë kontrata! Unë do vij, të marr shtëpinë!

Por pas ndërhyrjes edhe të emisionit “Stop”, pas tre vitesh Nako futet sërish në apartamentin e tij.

Genci Nako rezulton si pronarë i ligjshëm si rrjedhojë e një kërkesë që ka bërë në vitin 2016 ALUIZNI dhe ka hyrë në sistem, ndërsa Natasha Shehu është pronare e ligjshme sipas vendimit të formës së prerë, vetëm për truallin dhe jo apartamentin.  /tvklan.al