Zjarret rrezikojnë banesat, njerëzit kalojnë natën në rrugë

Vijon të jetë tejet shqetësuese situata në Aquila të Italisë, e rrethuar nga zjarret masive prej pesë ditësh. Sipërfaqe të tëra me pyje rreth qytetit janë djegur tërësisht

Mbrëmë banorët e Monte di Pettino kaluan një natë të vështirë, të gjithë në rrugë, pasi flakët u afruan shumë pranë banesave të tyre.

Operacionet nga ajri vijojnë, por temperaturat e larta dhe era e fortë duket se po punon në disfavor të tyre. Përveç ekipeve zjarrfikës, për shuarjen e flakëve janë angazhuar ushtria, forcat e rendit, policia lokale, mbrojtja civile dhe vullnetarët.

Autoritet po vijojnë ndërkohë hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit që mendohet se është i qëllimshëm.

Tv Klan