Natë rekordesh në kualifikuese

Posta

Natë rekordesh në kualifikuese

21:07 12/10/2019

Andora fiton pas 21 vitesh, Ronaldo pranë 700 golave

Për Shqipërinë ka ende shpresë për kualifikim, aq sa lejon matematika. E vetmja rrugë për të shkuar në Europian është që Franca të humbasë të gjitha takimet e mbetura dhe Shqipëria të marrë maksimumin e pikëve në tre takimet e fundit, përfshirë edhe përballjen me francezët. Një skenar thuajse i pamundur.

Gjelat, mbrëmjen e djeshme mundën minimalisht Islandën në Reikjavik. Oliver Girud ishte autori i goli. Pas 21 vitesh pritjeje, Andora mori fitoren e parë në kualifikueset e një europiani. Rezultati 1-0 përballë Moldavisë u sigurua nga goli i Marc Vales në minutën e 63. Kjo ishte fitorja e tretë në 23 vjet në ndeshje zyrtare dhe e 7 e kësaj kombëtareje që kur u bë anëtare e FIFA dhe UEFA në 1996.

Pranë një rekordi është Cristiano Ronaldo. Portugezi shënoi në fitoren 3-0 të kombëtares së tij kundër Luksemburgut dhe tashmë i duhet edhe një rrjetë për të shkuar në kuotën e 700 golave në karrierë.

Rekord ishte edhe ai i Anglisë që mori humbjen e parë në kualifikuese në 10 vitet e fundit. Në fushën çeke, anglezët humbën 2-1. Kjo ndeshje do të analizohet thellë nga ekipi britanik pasi humbja e fundit daton më 10 Tetor të 2009 ndaj Ukrainës.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi