Sheshi ‘Skënderbej’ do të kthehet në një skenë të muzikës shqiptare me rastin e “Natës së Bardhë”.

Suksesin e premtojnë zërat më të njohur të muzikës tonë, Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma, të cilat u pritën në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u dorëzoi vajzave edhe ‘Kullën e Sahatit të Tiranës’.

Krybashkiaku Veliaj u shpreh se

“sot kush është shqiptar duhet të jetë në sheshin “Skënderbej” për ditën më të bukur të festave, të gëzimit dhe të fishekzjarreve që mund të keni parë”.

Në skenë do të ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Gjithashtu, në shesh do të këndojnë edhe Krenar Seiti, Xheisara, ndërsa nuk do të mungojnë edhe shumë zëra të tjerë të njohur.

Tv Klan