Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen nga kryeqyteti lituanez Vilnius paralajmëruan Bjellorusinë që të heqë dorë nga kërcënimet me refugjatë të Lindjes së Mesme në kufi. Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë qe të jetë transparente me veprimet e saj në këtë rajon dhe të ulë tensionet.

Von der Leyen tha se Lituania po përfiton nga 37 milionë Euro ndihmë emergjente. Rreth 200 milionë Euro në fonde të BE-së që do t’i jepeshin Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë për menaxhimin e kufirit.

Presidenti lituanez Gitanas Nauseda tha se NATO duhej të rishikonte qëndrimin e saj ndaj Bjellorusisë e cila po kryente nje integrim total ushtarak në strukturat ushtarake ruse.

“Kjo sjell sfida të reja për NATO-n, planet, strategjinë dhe taktikën e saj, për të qenë gati për t’u kundërpërgjigjur”, theksoi kreu i shtetit lituanez.

Bjellorusia po teston unitetin e Perëndimit pasi mijëra emigrantë kanë mbërritur në kufijtë lindorë të Bashkimit Evropian. Të paktën 13 refugjatë kanë vdekur në kufirin polak pasi kaluan ilegalisht nga Bjellorusia. Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Letoni të martën.

Klan News